Basha hedh akuza të forta ndaj DSIK-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të rënda ndaj Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar se po vepron mbi bazën e urdhrave politikë.

“Një informacion që sapo më erdhi…janë të paktën 120 oficerë policie, pretendohet, njerëz të cilët nuk janë të afërt me pushtetin, të cilëve nuk u është rinovuar Certifikata e Sigurisë nga ana e DSIK me qëllim që të largohen nga radhët e policisë dhe janë larguar pasi nuk u është rinovuar Certifikata e Sigurisë nga DSIK.

Tani ju siguroj ju, besoj publiku e kupton se këta oficerë të policisë nuk kanë në duar informacione sekrete të NATO-s, nuk kanë në duar çështje gjeostrategjike, padyshim kanë informacione të rëndësishme që lidhen me krimin, por është një standard ligjor që ndiqet për të larguar nga puna oficerë policie.

Nuk u është dhënë për t’i hequr nga policia”, tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori