Putin njeh pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, vjen reagimi i parë nga Britania

Presidenti rus, Vladimir Putin, përmes një konferencë për shtyp është shprehur se Rusia do të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk.

Putin tha se ka nënshkruar dokumentet dhe ka kërkuar nga parlamenti rus të ratifikojë vendimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas kësaj deklarate të Putin, ka ardhur reagimi i kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili tha se, njohja e pavarësisë për këto dy rajone, është një tjetër tregues se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar në Ukrainë.

Johnson u shpreh se Mbretëria e Bashkuar do të “vazhdojë të bëjë gjithçka që mundemi për të qëndruar pranë popullit të Ukrainës”, duke përfshirë përgatitjen e sanksioneve “të fuqishme” dhe vazhdimin e “fortifikimit” të krahut lindor të NATO-s.

Ka pasur disa spekulime se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mund të armatosin një kryengritje ukrainase që do të rezistonte nëse Rusia do të pushtonte.

Johnson deklaroi se pak vende i kanë dhënë Ukrainës llojin e “armëve mbrojtëse” që ka bërë Mbretëria e Bashkuar.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të “mendojë se çfarë mund të bëjmë më shumë për të mbështetur Ukrainën në atë që është një kohë shumë e errët dhe e vështirë”./albeu.com


Shtuar 21.02.2022 21:05