Celibashi propozon depolitizimin e komisionerëve zgjedhorë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka tërhequr vëmendjen e aktorëve politikë mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Celibashi propozon depolitizimi e komisionerëve. Përmes një postimi në Facebook ai kërkon domosdoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të komisioneve zgjedhore

Ai shkruan se administrimi i zgjedhjeve vetëm nga persona të caktuar nga partitë politike nuk siguron integritet dhe mirëadministrim të procesit zgjedhor.

Kreu i KQZ-së thekson se shpreson që partitë politike ta marrin në kosideratë këtë sugjerim të tij.

“Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta” shkruan Celibashi.