E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
"Basha fut kandidatin e vet dhe fiton bindeshëm", çfarë ndodh tani në Shkodër?
Valdrin Pjetri lajmëroi dje dorëheqjen pasi demokratët publikuan dokumentet sipas të cilave ai kishte qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për shpërndarje droge.

Pjetri, i cili pritej të merrte detyrën e kreut të Bashkisë së Shkodrës më 19 gusht, në një postim në “Facebook” shpjegoi për herë të parë se si është gjendur në ngjarjen, për të cilën akuzohet nga PD-ja.

Por tani, se çfarë do ndodhë më pas, e thotë akademiku i njohur Artan Fuga i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se do të ketë zgjedhje dhe në Shkodër do të fitojë sërish bindshëm Voltana Ademi.

Statusi i plotë i Fugës
Politike si nje loje yci.

M’a ka sugjeruar papagalli im, sikurse ju thashe dje, kandidati per t’u bere kryetar bashkie ne Shkoder do te jepte doreheqjen.

Gjithcka i ngjan nje loje yci me detyrim e percaktim. Askush nuk leviz dot.

Komisioni i zgjedhjeve do te kerkoje nje date zgjedhjesh.

Presidenti Meta do t’u thote j’a ku e keni 13 tetorin.

Kryeministri Rama do ta pranoje si rast i vecante i Shkodres.

Kryetari i pd Basha do te fusi kandidatin e pd ne loje, por do te veje kusht edhe zgjedhjet e keshilltareve.

Zonja Ademi do te jete kandidate.

Me pas do te behen zgjedhjet dhe Voltana do te fitoje bindshem.

Pastaj, mocioni kunder Presidentit per ta denuar se ka dekretuar 13 tetorin do te shkrije ne uje.

Pastaj…, papagalli me thote: mos i trego te gjitha cfare te kam thene qysh sonte….

Do te bejne sikur nuk duan, nderkohe loja eshte me detyrim e percaktim.
Shtuar më 16/08/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori