Basha flet për një Republike të Re nga çadra para zyrës së Ramës
Të ftuar në çadrën e Bashës sot ishin të përndjekurit. Gjatë fjalës së tij Basha ka përmendur faktin se mjaft emigrantë janë duke ardhur për t'u bashkuar me protestën e opozitës ndërkohë që theksoi se fliste në emër të një Republike të Re që opozita ishte duke ngritur.


"Sot liria kërcënohet nga një kryeministër që shkel kushtetutën për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet, refuzon të pranojë kushtet për të mbështetur shtyllën kryesore të tij krimin e kriminelët, me të cilët qëndron në pushtet.

Sot jemi në bashkimin më të madh popullor që populli ka njohur në 26 vite. Zgjedhjet e lira e të ndershme të bien viktimë e një qeverie që ka vendosur t’i vjedhë ato me paratë e krimit.

I themi Edi Ramës se e vetmja zgjidhje e zgjedhjeve të lira e të ndershme është largimi yt.

Ky bashkim popullor sa vjen e rritet. Këtu nuk jemi për interesat tona, por për interesin e Shqipërisë dhe çdo shqiptari. Emigrantët nga Athina na janë bashkuar sot. Po ashtu janë nisur emigrantë nga Londra, Italia, Brukseli për t’u bërë pjesë e protestës për zgjedhje të lira.

Për 26 vite shoqëria jonë nuk ka arritur ta lajë borxhin moral ndaj të përndjekurve politikë.

Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim, por e dimë që shumë ka mbetur pa u bërë, dhe u zotohem të përndjekurve politikë, se Republika e re që po ndërtojmë do të jetë e lirisë vetëm kur të shlyhet borxhi moral e material ndaj të përndjekurve politikë.

Ky është premtimi im. Dy rrugë ka, ose tërheqja e popullit ose largimi i qeverisë,"., - tha Basha.
Shtuar më 27/02/2017, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori