Basha flet nga ShBA: Te Trump shkoj me ftesë të posaçme
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë ditën e sotme për “Zërin e Amerikës” foli për ftesën e tij në ceremoninë e presidentit amerikan Donald Trump.

Basha tregoi se ai nuk ka blerë asnjë ftesë dhe se ajo është dërguar posaçërisht për të. Gjithashtu, Basha imitoi edhe Trump ku tha se lajmet se PD-ja është kundër reformës në drejtësi janë “Fake News”, njësoj sikurse Trump iu përgjigj CNN-it.

Po kështu, kreu i PD-së tha se shpreson që zgjedhja e Trump të sjellë ndryshime, jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri.

PJESE NGA INTERVISTA

Reforma zgjedhore është në qendër të debatit, mendoni se është vonë për votimin elektronik?

Debati ka nisur që në vitin 2011, por ne kemi bërë kërkesën në 17 maj 2016 e cila është zyrtarizuar, por bisedimet kanë qenë më herët.

Komisioni i reformues është i barabartë, mendoni se votimi elektronik mund të bëhet në këto 5 muaj?

Detyra jonë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partia juaj ka të njëjtat figura, ndërsa jeni para zgjedhjeve. Mendoni se kjo mund të bëjë problem?

Partia Demokratike ka qenë në transformim të vazhdueshëm. Politika nuk është çështje moshe. Kushdo që ka vlera mund të kontribuojë në PD.

Nuk dua te ndalem shumë në meritat apo vlerat e miratimit të reformës në drejtësi, mendoni se kundërshtimi që i keni bërë këtyre ligjeve mund ta dëmtojë imazhin e PD?

Absolutisht jo. Ne kemi qenë gjithmonë për reformën në drejtësi. Më lejoni të përdor një shprehje të Presidentit Trump, ato raportime janë “Fake News”. Ne kemi kundërshtuar një drejtësi në duart e pushtetit. Ne kemi marrë përgëzime nga drejtues të lartë të SHBA-së.

Ata mbështesin shtetin e së drejtës dhe shtetin ligjor. Dua të ndaj kënaqësinë e madhe për pjesëmarrjen time ne inaugurimin e Trump në Shtëpinë e Bardhe. Për PD me ardhjen e Trump nis erë e re ndryshimi, jo vetëm për SHBA, por edhe për Shqipërinë./Albeu.com/
Shtuar më 19/01/2017, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori