Basha: Fati i shqiptarëve në duar tona, me 18 shkurt të gjithë në protestë!
Ditën e sotme nga qyteti i Fierit, kreu i opozitës Basha deklaroi se kryeministri, njëherësh dhe kryetari i maxhorancës Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratike, Basha rikutoj edhe njëherë protestën e opozitës në 18 shkurt, ndërsa ftoi shqiptarët që të bashkohen për t’i dhënë fund sipas tij diktatit.

“Rilindja tjetër gjë premton e tjetër po bën. Rilindja nuk ka bërë asgjë përveç buzëkuqit të fasadave. Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme. Mban ministër të Brendshëm njeriun që e tregojnë me gisht të gjithë partnerët tanë si njeri i lidhur me krimin, për të vjedhur votat.

Prandaj nuk pranon numërimin elektronik sepse do ti vjedh ato. Në 18 shkurt të bashkohemi për t’i dhënë fund këtij diktati. Dy janë rrugët: të bëjmë numërim elektronik dhe zgjedhje të lira e të ndershme ose do të jenë vetë qytetarët që do të marrin në dorë fatin e tyre.

Me 18 shkurt do të marrim një vendim të madh se bashku, do ti kthejmë lirinë qytetarëve do të garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme. Nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme do t’i kthejmë.”, tha Basha./albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori