Lulzim
Basha është entuziast për fitoren e bashkisë së Tiranës, por megjithatë do të
presë
certifikimin e
rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këtë gjë
Basha e ka deklaruar vetë në një dalje publike, ku ka shtuar se më pas do të fillojë më projektet për kryeqytetin.
Pas shpalljes së
rezultatit nga KQZ-ja,
Basha falenderoi të gjithë qytetarët e Tiranës që i besuan votën e tyre ndërsa shtoi se në këto zgjedhje ka fituar demokracia.
“Duket qartë se ka shumë entuziazëm dhe unë nuk jam jashtë kësaj atmosfere.
Rezultati tregoi se 81 qytetarë më shumë votuan për mua. Por do të
pres deri në përfundimin e procesit që do të përfundojë në plotësim me ligjin. Pasi të jenë shqyrtuar të gjitha kërkesat do të
pres çertifikimin, më pas do të bashkohemi për ta çuar Tiranën përpara, ashtu si ajo e meriton” theksoi
Basha. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2011,
ora 13:00