Nga qyteti i Kukësit, kreu i PD, Luzim
Basha ka dhënë alarmin se
ekonomia sipas tij, është
zhytur në greminë dhe se gjëndja është më e keqe se dhjetë muaj më parë.
Basha ka vizituar tregun e qytetit,
gjendja e të cilit sipas tij, lë për të dëshiruar. “Sot rikthehem pas 10 muajsh në tregun e qytetit dhe
gjendja është edhe më e keqe.
Ekonomia është
zhytur në greminë, me taksat më të larta në Ballkan”, ka deklaruar
Basha.
Kreu i opozitës ka nënvizuar se teksa qytetarët varfërohen, “një grup i vogël njerëzish të afërt me qeverinë po pasurohen përditë duke vjedhur”.
“Edhe Europa po e kupton keqqeverisjen e kryeministrit, që po e çon vendin drejt mjerimit”, ka thënë më tej
Basha. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2015,
ora 12:33