Basha: E shtunë e zezë për Shqipërinë
Lulzim Basha, kreu i PD, e ka cilësuar si një të shtunë të zezë për shqipërinë ditën e sotme pasi kanë humbur jetën 13 persona nga aksidentet.

"E shtunë e zezë për Shqipërinë. 6 te vdekur e 4 të plagosur në gjëndje të rëndë nga aksidenti i mëngjesit në Kukës-Shishtavec.
Ndërsa vëmëndja dhe lutjet tona ishin tek viktimat dhe familjarët e aksidentit një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në Fushë-Krujë. Shpërthimi i një granate i merr jetën një fëmije 6 vjec, fatmirësisht shpëtojne vetëm me lendime 3 fëmijë të tjerë.
Pak minuta më vonë në Linzë, gjëndet i pajetë një 29-vjecar.
Pasditja sjell një tjetër lajm të kobshëm. 5 të vdekur në një tjetër aksident tragjik në Sarandë.
Ngushellime familjarëve dhe miqve të viktimave që humbën jetën sot. Zoti u dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar dhimbjen.
Lutemi qe të plagosurit të kenë shërim të shpejtë". shkruan kreu i PD në Facebbok. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2014, ora 19:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori