Polici që u plagos në Zhur të Prizrenit, do të dërgohet për shërim në Turqi

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Artur Mrasori, i cili u plagos gjatë një aksioni në fshatin Zhur të Prizrenit, do të dërgohet në Turqi për shërim.

Lajmin për Portali.info e ka konfirmuar një i afërm i Mrasorit, i cili ka thënë se tashmë kanë filluar procedurat për dërgimin e tij në shtetin turk.

Dje, mjekja kujdestare në Repartin e Intensivës në QKUK, Agreta Gecaj, ka thënë për Portali.info se Mrasori është në gjendje të rëndë shëndetësore por stabile.

Gecaj ka bërë të ditur se zyrtari i plagosur ka humbur syrin e djathtë.


Shtuar 30.01.2020 15:21