Basha: Dua një kryeministër të përkohshëm
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti kërkesën e opozitës për një kryeministër tranzitor për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme përpara se protestuesit të nisin marshimin.

“Zgjedhje të lira dhe ndershme, qeveri tranzitore pa përdhunuesin serial të zgjedhjeve, me një kryeministër tranzitor për të çliruar zgjedhjet. Banditë me uniformë urdhëruan policët të shoqëronin dhjetëra protestues. Policia e dhunuar nga krimi nuk bën detyrat e saj. Krimi qeveris.

Policia e dhunuar nga krimi hesht dhe një tufë banditësh dhe kriminelë me uniformë dhunojnë qytetarët. Gati jemi për marshimin historik të protestës. Do të jemi të gjithë bashkë në këtë marshim, marshimin tonë të lirisë, demokracisë, kundër dhunës qeveritare. A jeni gati apo jo?”, tha Basha.
Shtuar më 13/05/2019, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori