Albin Kurti: Jam gati të takohem përditë më Isa Mustafën

Pas tre takimeve duket se marrëveshja për koalicion është ende larg mes Albin Kurtit dhe Mustafës. U dukën se palët ishin shumë afër marrëveshjes por pas tyre vetëm Albin Kurti ka pranuar të komentojë.

Kurti dje në mbledhjen e parë me Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2020, dha detaje për takimet me Mustafën ku tha se vullnet kanë për të arritur marrëveshjen, por s’jep garanci, ndërsa tregoi se të enjten VV i bëri dy propozime të reja LDK-së, dhe mbetet kjo e fundit t’i kthejë përgjigje pasi të takohet me organet e partisë.

Kurti tha se ai është gati të mbyllen në ndonjë vend derisa të arrihet marrëveshja, por ironizoi Mustafën, duke thënë se nuk e di a është i gatshëm të bëjë edhe ai këtë gjë.

“Jam i gatshëm të takohemi përditë, edhe të mbyllemi në ndonjë vend derisa të merremi vesh, por këtë mund ta them për veten, jo për palën tjetër”, tha Kurti.


Shtuar 13.01.2020 07:12