Basha: Do të futemi në zgjedhje me këtë kusht
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha për gazetarët e opozita do të futetzgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet.

“Misioni ynë është i qartë, Këshilli Kombëtar, në përgjigje të aspiratës për ndryshim ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta të çrrënjosim krimin, korrupsionin që pamundësojnë mirëqenin.

T’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke i kthyer shpresën dhe mundësinë në shtëpinë e tyre. Vendimi është i qartë PD do të futetzgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.
Shtuar më 18/04/2019, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori