U raportua se ishte në gjendje kritike, ish-deputeti reagon dhe falenderon Zotin dhe Ramën

Pasditen e sotme në media u shpërnda lajmi se ish-deputeti Fatmir Toçi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u prek nga COVID-19.

Por pavarësisht kësaj, ish-deputeti socialist Fatmir Toçi, ka ndarë me ndjekësit një video ku shpreh mirënjohje për Ramën.

Kjo video vjen në një kohë kur në media është raportuar se gjendja e tij është përkeqësuar.

A i ka shpërndarë një status të kryeministrit Rama, ku tregohet projekti në zhvillim e sipër i një rruge përgjatë Lumit të Vlorës.

Mbi postim, Toçi falenderon Zotin që i mbushi mendjen Ramës, të cilin ai e cilëson si njeriun më të gjatë dhe më largpamës në Shqipëri.

Statusi:

Sa gëzim i madh e që nuk shprehet me fjalë, ëndërra e shumë brezave në një shekull!

Falënderojmë Zotin atje Lart që ia mbushi mendjen njeriut më të gjatë e më largpamës këtu poshtë për të realizuar veprën që do t’i ndrrojē faqen dhe fatin e një krahine të tërë dhe gjithë Jugut të vendit.😀

Mirënjohje pa fund, Edi Rama!🙏


Shtuar 27.07.2020 21:03