Basha dhe Berisha "shmangin" ceremoninë e organizuar nga Dhjetoristët
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha refuzojnë ftesën e Grupimit “Dhjetor ‘90” për të qenë të pranishëm në një aktivitet përkujtimor në Kinoklubin e Qytetit Studenti. Takimi është mbajtur të dielën në Sallën Liria te Kinoklubit ku u mbajt Greva e Urisë më 20 Shkurt 91.

Burime nga ky takim konfirmojnë mungesës e dy drejtuesve kryesorë të PD-së, ndërsa theksojnë se të pranishëm kanë qenë Arben Ristani, Tritan Shehu, Gjok Vuksani, Besnik Çobaj, Gjovalin Progni, Gjelosh Prendi, Nesti Kiri, Gjin Progni, Ramiz Metaliaj, Veronika Ndoj, Mimoza Preci Hajdarmataj, Bruna Gerçari and Dritan Kociaj. Të gjithë të pranishmit kanë qenë në ato vite studentë dhe pjesëtarë të grevës së urisë. Në takim ka qenë e pranishme dhe bashkëshortja e Azem Hajdarit, e shoqëruar nga djali, Kiri Hajdari. /Albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014, ora 21:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori