Kreu i Partisë Demokratike Lulzim
Basha pritet të dëshmojë sot në
orën 09:00 para prokurorëve belgë mbi ccështjen ‘
Toyota Yaris’.
Një vit më parë, ngjatë një seance në Kuvend
Basha deklaroi se një dërgesë e madhe parash po vinte në Shqipëri dhe këto para po futeshin me bekimin e Taulant Ballës.
Pikërisht për të mbledhur detaje dhe informacione, prokurorët belgë kanë zbarkuar prej ditësh në Tiranë dhe kanë kërkuar që të marrin edhe dëshminë e kreut të opozitës.
Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve.
1-Si u informua
Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro?
2-Cilat ishin informacionet ekzakte?
3-Kush ia dha zotit
Basha këtë informacion?
‘Në
orën 09:00 kreu i opozitës Lulzim
Basha do të jetë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar para prokurorëve belgë për çështjen ‘
Toyota Yaris’, thuhet në një njoftim nga selia blu.
Shtuar më 25/07/2019,
ora 08:26