Basha del në krah me Idrizin, bojkoton Vangjel Dule
Opozita e ka bojkotuar sot Senacën Plenare duke zhvilluar një mbledhje në Vlorë, nga e cila Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për lidhje me krimin.

Ra në sy fakti që Lulzim Basha doli duke patur në krah për herë të parë Shpëtim Idrizin, partia e të cilit iu bashkkua opozitës kohët e fundit, shkruan Albeu.com.

Nga ana tjetër, mësohet se në mbledhje nuk kanë marrë pjesë Sali Berisha dhe Vangjel Dule.

Nuk dihet nëse Dule kishte agjendë tjetër, apo nuk shkoi për shkak të Idrizit, me të cilin ka patur një rivalitet për përhershëm në politikë. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori