Basha: Dekriminalizimi interes kombëtar, nis çlirimi i institucioneve dhe politikës nga krimi
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Lulzim Basha tha se “projektligji i dekriminalizimit është një hap i madh që krijon premisat ligjore, për të kuruar këtë plagë të madhe të vendit tonë”. Më tej ai shtoi se “projektligji i dekriminalizimit vendos filtrin për personat me rekorde kriminale”.

"Asnjë shpresë se kjo qeveri sjell zgjidhje, më 8 Dhjetor shqiptarët bashkohen për të marrë në dorë fatet e vendit. Projektligji i Dekriminalizimit është një interes kombëtar i përmbushur, që do të vuloset në seancë plenare; është një hap i madh përpara që krijon premisat e plota ligjore për të hequr një prej njollave me të zeza dhe për të kuruar një prej plagëve më mëdha të vendit tonë, të demokracisë sonë.

Drafti konsensual pret miratimin në parlament, por po kështu unë dua sot tu bëj thirrje të gjithë deputeteve të japin miratimin e tyre edhe për testin e drogës. Politikëbëresit duhet të japin shembullin te paret te modelit qe duhet te kete nje shoqeri, drejtuesit e saj.

Edi Rama me buxhetin dhe paketën fiskale që ka sjellë, po tregon qartazi se viti që vjen do të jetë edhe më i vështirë. Ka ndërmend të rrisë luksin për vete, por jo investimet që sjellin vende pune.

Do shtrëngojë edhe më shumë qytetarët duke rritur barrën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Asnjë qindarkë më shumë për mësuesit, infermierët e punonjësit e administratës. Asnjë qindarkë më shumë për pensionistët. Ndërkohë që çmimet rriten, çdo ditë, energjia elektrike është rritur, nafta më e shtrenjë në rajon e më gjërë, dhe gjobat e penalitetet kanë bërë kërdinë.

Nuk ka asnjë shpresë se kjo qeveri sjell zgjidhje. Zgjidhja vjen vetëm me largimin e saj. Thirrja jonë për tu bashkuar me 8 Dhjetor në Tiranë, për të nisur marshimin e madh të dëbimit të këtij regjimi, është mirëpritur nga mbarë qytetarët, anembanë vendit. /albeu.com/






Shtuar më 25/11/2015, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori