Basha bëri thirrje për “luftë”, deputetja e PS-së: Qeshni se nuk qajmë dot!

Protesta e opozitës ditën e sotme është në ditën e tetë të saj dhe akoma qindra njerëz bashkë me drejtuesit e Partisë Demokratike vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin përpara kryeministrisë.

Pavarësisht se në dukje është një protestë e qetë dhe pa trazira, deklaratat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e djeshme për “luftë” kanë ngjallur shumë debate.

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti është një tjetër zë nga PS që komenton thirrjet e Bashës një ditë më parë për luftë ndaj Qeverise, bërë nga lideri i opozitës Lulzim Basha.

Statusi i Blerina Gjylametit:

Dhuna nuk zgjidh gjë,

mos gjuani me Grusht atë që ju bën padrejtësi sikundër do Luli po Qeshni,

Qeshni se nuk qajmë dot!

Kur Luli tju thotë gjuani me Grusht atë që vrau në 21 Janar Qeshni,

Kur Luli tju thotë gjuani me Grusht atë që ju vrau në Gërdec Qeshni,

Kur Luli tju thotë gjuani me Grusht atë që mbolli armë e vdekje në 97-n në gjithë Shqiperinë , “Shqiptarin e vetëm që luftoi me tanke dhe armë Shqiptarë të tjerë” Qeshni,

Kur Luli të thotë gjuani me Grusht ata që vodhën votën e lirë Qeshni,

Kur Luli të thotë gjuani me Grusht ata që shitën dhe falën pjesë të Shqipërisë Qeshni,

Kur Luli të thotë gjuani me Grusht atë që ju ka vjedhur tokën Qeshni,

Kur Luli të thotë gjuani me Grusht atë që ju ka vjedhur gjithë këto vite, me rrugën e kombit, me Cez, me koncesione prapë Qeshni,

Qeshni o njerëz Qeshni e vetmja gjë është të Qeshim për të mos Qarë.

Qeshni ju njerezit e thjeshtë aty, brënda tendës por kujdes, të mos jetë aty Luli, Saliu,Shkëlzeni, Kunati, Ristani, ….. se edhe të Qeshurën mund të ua marrin për keq….duket sikur i kuptoni kush janë në të vërtetë, mbajani lojën se për ju dhe për të ardhmen e këtij vëndi nuk u behet vonë, e rëndësishme për ta është të mos ketë reformë në drejtësi.

Qeshni o njerëz me marrëzitë e këtyre të marrëve se realisht kanë kapur fundin po përsëri vetem një gjë është e sigurt;
Reforma në Drejtësi do bëhet, askush nuk ka shpëtim"-shkruan Blerina ne Facebook./albeu.com/




Shtuar më 25/02/2017, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori