Basha “braktis” protestës, feston “Ditën e verës” në Elbasan (VIDEO)
Ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë kremtohet “Dita e Verës” ku kësaj feste i është bashkuar edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Pavarësisht se Basha bashkë me qindra qytetarë prej shumë ditësh gjenden në protestë, festa e sotme ka bërë që Basha të braktisë protestën dhe çadrën pranë kryeministrisë, pasi ai ka udhëtuar drejt qytetit të festës, Elbasanit.

“Dita e Verës shpresë për mbarë shqiptarët për kohe më të mira që po vijnë”, theksohet në urimin e Bashës.

Rikujtojmë se prej 24 ditësh, opozita proteston në Bulevardin përballë Kryeministrisë, atje ku po mbahen dhe festimet me rastin e ‘Ditës së Verës’.

Për këtë festë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh./albeu.com/


Shtuar më 14/03/2017, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori