Basha: Bllokimi i trafikut, për faj të Bashkisë
Pëlqej
Lulzim Basha
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha akuzoi sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama për bllokimin disa orësh të qarkullimit në rrugët e kryeqytetit. “Rama dhe Bashkia e drejtuar prej tij janë fajtori i vetëm i kësaj situatë kaosi të paprecedent që u krijua sot në Tiranë”, tha Basha.

Sipas tij ajo që ndodhi sot nuk është gjë tjetër veçse një variant i lehtësuar i situatës së rëndë të trafikut rrugor që ndodh çdo ditë në Tiranë.

“Nëse Rama kërkon të shfajësohet duke ia lënë fajin policisë, kjo është e gabuar”, tha Basha. Ai fajësoi se bashkia ka bllokuar qendrën e Tiranës dhe ka hapur fronte punimi në disa rrugë pa dhënë zgjidhje për devijimet e trafikut.

Ai vuri në dukje se 700 efektiva policie kanë qenë të angazhuar në rrugët e Tiranës për menaxhimin e situatës ndërsa theksoi se disa prej tyre janë marrë edhe me përmbytjen që ka ndodhur si pasojë e shiut në disa banesa.
Shtuar më 22/11/2010, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori