Basha: Biznesi i kërcënuar
Sipas Bashës, ekonomia sot është më e dobët dhe se biznesi është më i kërcënuar se kurrë ndonjëherë. Për të, shteti ligjor po zëvendësohet me shtetin policor. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një tryezë me gratë sipërmarrëse ripërsëriti angazhimin e Bashkisë për të qëndruar pranë tyre.

“Masat lehtësuese për të bërë biznes është mënyra më e mirë e mbështetjes, për zgjerim dhe lehtësim të biznesit. Për fat të keq sot të bësh biznes kërkon një kurajo të madhe, pasi 90% e shqiptarëve luftojnë për mbijetesë.

Ekonomia sot është më e dobët, biznesi është më i kërcënuar se kurrë dhe qytetarët janë më të varfër. Ky është konstatimi i çdokujt”, u shpreh Basha. Ai shtoi se Qeveria e cila nuk është në gjendje të mbledhë faturat e energjisë, rrit çmimin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2014, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori