Basha: Bilanci 2015 i kokoshit të Surrelit, rriti energjinë dhe taksat
Pëlqej
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas konferencës për shtyp të kryeministrit Rama. Basha edhe një herë tjetër ka numëruar kostot që vuajnë qytetarët, duke u ndalur në rritjen e çmimit të energjisë, rritjen e taksave, etj.

"Bilanci 2015 i kokoshit te Surrelit: Rriti çmimin e energjise, nafta me e shtrenjta ne rajon, rriti taksat, rriti borxhin publik, uli konsumin, uli kreditimin, uli eksportin dhe importin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet, asnje investim i ri publik, shpunesoi 73 mije kryefamiljare vetem ne shtator-tetor, vodhi 400 milione dollare ne dogana e tatime, 780 milione euro prokurime te drejtperdrejta per tarafin dhe familjaret e tij e te ministrave, dha hekurudha, troje dhe 340 milione euro koncesione per oligarket dhe ortaket e tij, largoi 100 mije shqiptare nga vendi, 200 mije te tjere bene gati letrat, uli ndihmen ekonomike, shendetesia ne kolaps, privatizoi arsimin e larte publik, kandidoi Bushet, Roshet dhe kriminele te tjere per kryebashkiake, emeroi ministrin e Brendshem ambasador te krimit te organizuar ne qeveri, ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes se shekullit, pagoi me tendera te drejtperdrejte nga parate e gjakut te shqiptareve ndertuesit e vilave te tij ne Surrel, Dardhe e Durres, vodhi dhe shkaterroi zgjedhjet lokale, u shpall nga OSBE kryeministri me i pasur me 200 milione euro pasuri off shore, hapi 5 ekspozita me piktura ne 3 kontinente (duke i nxjerre e futur pikturat kontrabande), arrestoi e burgosi berbere, fermere, gra me femije 4 vjeçare per kuponin, liroi Prengen, Ndoken, dhe Ndreun duke i bere shantazh drejtesise, fshehu kerkesen per ekstradim te Mark Frrokut, urdheroi arratisjen e Arben Frrokut, dekoroi xhelatet e diktatures, beri ligjin per te burgosur gazetaret dhe opoziten, refuzoi testin e droges". /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2015, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori