Basha bën deklaratën e fortë: Stela Gugallija po kërcënohet
Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë, në konferencën me gazetarët, ku tha se një prej të dyshuarave për aferën e inceneratorëve, Stela Gugallija, është vendosur nën presion të madh nga mafia e plehrave.

Basha i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë sa më herët pasi të dyshuarit mund të zhduken, dhe të largohen nga vendi duke i shpëtuar drejtësisë.

“Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallj”, u shpreh Basha.

“Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK.

Veprimi me urgjencë nga SPAK është parandalim i vjedhjes së mëtejshme të parave të shqiptarëve. Ka ardhur momenti që të tregoni se jeni ndryshe nga ata që kanë qenë para jush, dhe të çoni në fund besimin që iu është dhënë dhe nga partnerët e huaj”, u shpreh më tej kreu i PD.
Shtuar më 27/10/2020, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori