Basha bën deklaratën e fortë: Ja kush i shpëtoi nga arrestimi policët në Vlorë
Pëlqej
Kreu i PD-së Lulzim Basha me anë të një deklarate për mediat ka reaguar sërish në lidhje me dekospirimin e aksionit të policisë për të arrestuar 3 zyrtarët e policisë së Shtetit në Vlorë.

Gjatë në deklarate për mediat në kryesinë e Kuvendit, Basha u shpreh se dekonspirimi i aksionit të arrestimeve është bërë nga Fatmir Xhafa.

“Dekonspirimi i aksionit është bërë nga Fatmir Xhafa me porosi të Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin.

Rama nuk lejon arrestimin e njerëzve që luajnë rol ne inkriminim e Xhafës, Tahirit dhe Ramës vete.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës nuk ndalohet se mbrojti vëllain e Xhafës, për të cilin ka urdhër për ndalim ndërkombëtar për trafik kokaine, dhe bridhte i lirë në Vlorë.

Me Ramën në krye të qeverisë nuk ka as vetting, as dekriminalizim të politikës. Arrestimi i Saimir Tahiri do të ishte hapi i parë për dekriminalizimin e politikës”, -tha Basha. /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2017, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori