Basha bën "autokritik": Kam gabimet e mia, por nuk jam si Rama
Kryetari i PD, Lulzim Basha, teksa sulmoi kryeministrin Edi Rama pas publikimi të përgjimeve të BILD bëri edhe pak autokritikë, kur tha se ka "gabimet e tij".

Zbutja e Bashës vjen në një moment kur prokororia ka paralajmëruar se do ta shoqërojë me forcë për çështjen e lobimit rus të PD.

"Unë si çdo politikan kam gabimet e mija, por ajo që më ndan mua është se besoj tek njerëzit dhe tek e ardhmja e Shqipërisë. Unë besoj tek demokracia dhe vlerat europiane. Do bëj çdo përpjekje që në Shqipëri te sundojë demokracia. Ju ftoj të premten në një manifestim për vlerat europiane. Jemi ndryshe nga krimineli Edi Rama. Kemi vullnet të pakthyeshëm dhe të pandalshëm për të ndryshuar Shqipërinë", tha Basha.
Shtuar më 17/06/2019, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori