Basha apo Selami? Mustafaj: Demokratët s’kanë zgjidhje…
Pëlqej
Demokrati Besnik Mustafaj ka reaguar sërish në lidhje me situatën brenda PD-së.

Mustafaj ka shfaqur kritika të rënda sërish ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Duke iu përgjigjur komenteve në faqen e tij në rrjetin social FB, Mustafaj thekson se “Partia Demokratike shpetohet vetem duke u mbeshtetur ne ca parime te shenjta”, duke u ndalur si kryesore te vota e cdo demokrati per kryetarin permes nje procesi te drejte e te barabarte.

Komenti i Mustafajt

te rinjt demokrate ne shumicen e tyre jane parimore dhe do te dine ta shpetojne Partine Demokratike, e cila sot eshte ne nje situate me delikate se kurre.

Partia Demokratike shpetohet vetem duke u mbeshtetur ne ca parime te shenjta, njeri nga te cilet eshte vota e çdo demokrati permes nje procesi zgjedhor te hapur, te drejte e te barabarte.

Midis Bashes dhe Selamit, a kane zgjedhje te mjaftueshme demokratet per te percaktuar te ardhmen e afert e Partise tone? /albeu.com/

Shtuar më 06/07/2017, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori