Po riparonte shkollën, punëtori rrëzohet dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një punëtor është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle.

Viktima është shtetasi E.L, 57 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 29.01.2020 12:52