Basha ankohet tek Fyle: Qeveria po dhunon opozitën
Pëlqej
Opozita kërkon rivendosjen e normalitetit në Kuvend. Kështu u shpreh për mediat, kreu i opozitës, Lulzim Basha pas takimit me eurokomisionerin Fyle, duke akuzuar shumicën si asgjësuese të jetës parlamentare dhe kriminalizim të Kuvendit.

“Si mund të flitet për një vend që avancon kur kriteri bazë i Kopenhagenit, zbatimi i ligjit është vënë në dyshim nga qeveria që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por shkel ligjin e të drejtat e shqiptarëve përditë”- tha Basha duke nënvizuar se opozitë ka qenë e është e vendosur për të bërë gjithcka për përparimin e vendit.

“Këtë e dëshmojmë sot me praninë tonë në tryezën e Dialogut të Lartë me gatishmërinë për të kontribuar në procese të rëndësishme, por ndërkohë shumica bën akte të paligjshme si Komisioni Hetimor që PD të kapë KLD-në, si tre ligjet që përkundrejt kërkesave të BE, SHBA, shkuan në Kuvend dhe u rivotuan edhe kur presidenti i riktheu si antikushtetuese, kjo është situatë e rëndë, të mbyllësh sytë përballë saj është bashkëfajësi”- tha me tej Basha.

Kreu i PD-së u shpreh gjithashtu se qëndrimet e opozitës i janë bërë të qarta edhe komisionerit në largim. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori