Basha ankohet tek ambasadorët: Opozita jo krah oligarkisë, bojkoti vazhdon
Pëlqej
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur sot qëndrimin e opozitës se do të vijojë të bojkotojë parlamentin. Në një deklaratë për mediat pas një takimi me ambasadorët e akredituar në Shqipëri, Basha theksoi se u ka bërë të ditur ambasadorëve se opozita nuk mund të bëhet pjesë e një parlamenti që sipas tij vijon të sundohet nga oligarkia.

“As në parlament, por se mund të vazhdojë orgjinë e saj oligarkike duke shkelmuar shtetin ligjor. Pra të sundojë në një vend ku ta nxjerrë opozitën e tepërt. Kjo ka vetëm një rrugë dbe një përfundim, atë përfundim që ka gjithkush se mendon të shkelë demokracinë. Opozita nuk mund të bëhet kurrë krah saj. Me ambasadorët kemi biseduar gjatë me këtë çështje, është misioni i PD që ditën që ka lindur, mbrojtja e demokracisë, e shtyllave të saj, dhe e sovranitetit të popullit që ja vlejnë për çdo betejë dhe ne jemi të gatshëm për çdo betejë.” theksoi Basha. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori