Zbulohet incidenti me afganët në Shqipëri: Një avion plot refugjatë u ndalua të ulej në Rinas?

Evakuuimi i shtetasve afgan nga Afganistani ka marrë edhe kritika të mëdha nga vetë amerikanët.

Televizioni kristiano-konservator “CBN News”, ka hedhur aludime të forta në lidhje me evakuimin e një grupi afganësh nga SHBA duke akuzuar për propagandë dhe se avakuuimi i madh, ka lënë pas shumë njerëz që po vdesin çdo ditë.

Në artikull flitet për një situatë të ndodhur në Shqipëri, ku sipas CBN, DASH pengoi uljen e një aeroplani plot me refugjatë të cilëve iu desh të ktheheshin sërish pas.

“Situata shkoi deri në pikën ku autoritetet shqiptare kishin dhënë aprovimin për një aeroplan plot me refugjatë dhe ata ishin dukë përshkuar itinerarin, por Departamenti i Shtetit (DASH) refuzoi t’i linte ata të uleshin. Atyre ju desh të ktheheshin nga rruga e tyre.

Pra, ajo që po dëgjoni në lajme sa i takon këtij, “evakuimi të madh”, kundrejt asaj që ne po shihnim në terren, ishte si nata me ditën”, deklaroi Joel Richardson,  autor bestselling të New York Times, Joel Richardson. /albeu.com/