Basha akuza Ramës, zbulon mesazhin: Po pengon hetimin për Valdrin Pjetrin
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po pengon hetimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Basha shprehet se njësoj siç ka bërë me “dokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani”, pi i mbron pasi pushtetin e merr dhe e mban me krimin.

“Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin aine merr dhe e mban vetëm me krimin.

Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes:
” Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq”, shkruan Basha.
Shtuar më 05/08/2019, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori