Ndahet nga jeta një nga kompozitorët më të mëdhenj të muzikës pop

Një nga kompozitorët më të mëdhenj të muzikës pop, Burt Bacharach, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Ai shkroi hite të përjetshme si “I Say A Little Prayer”, “Walk On By” dhe “What The World Needs Now Is Love”.

Së bashku me tekstshkruesin Hal David, ai shkroi gjithashtu tema të shumta filmash, duke përfshirë “What’s New, Pussycat”, “Alfie” dhe “The Look Of Love”, një hit i madh për Dusty Springfield.

Bacharach vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Los Anxhelos nga shkaqe natyrore, tha publicistja e tij Tina Brausam./albeu.com


Shtuar 9.02.2023 16:42