Basesku ne Maqedoni, nxit palet per kompromis
Albeu.com
Rumania mbështet procesin e anëtarësimit të Maqedonisë, në NATO dhe BE, kështu deklaroi në Shkup, presidenti rumun, Trajan Basesku pas takimit me presidentin Gjorge Ivanov.
Ndërsa sa i përket kontestit rreth emrit, Basesku theksoi se dy vendet duhet të arrijnë kompromis të arsyeshëm, dhe të mos lejojnë që historia të bllokojë procet integruese. Presidenti Ivanov, ndërkaq shprehu mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen rumane në procesin integrimeve të vendit.
„Ne si shtet nuk mbështesim ekskulzivisht anjërën nga këto dy vende. Ne mbështesim kompromisin e arsyeshëm, zgjidhjen e përbashkët nga e cila do të jenë të kënaqur të dyja palët. As Maqedonia dhe as Greqia nuk duhet të kërkojnë pengesa në të kaluarën historike. Të dyjat vendet duhet të arrijnë marrëveshje dhe së bashku ta ndërtojnë ardhmërinë evropiane. Vetëm Evropa e përbashkët mund të jetë garancë që Ballkani të jetë e sigurtë dhe stabil”, deklaroi Trajan Basesku, President i Romanisë.
“Më gëzon fakti që presidenti Basesku tregoi gatishmëri që Rumania të jetë zëri i Maqedonisë në NATO dhe BE. T’i tregojë publikisht qëndrimet dhe pozicionet tona, në të gjitha takimet ku ne nuk mund të marrim pjesë”, tha Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Duke folur për zhvillimet në rajon, Presidenti ruman Basesku, nga ana tjetër në mënyrë kategorike shprehu se Rumania nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe se nuk do ta njoh atë.
“Pozicioni ynë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, kjo është përgjigjia ime. Nuk do ta njohim Kosovën”, tha Basesku.
Por Presidenti Ivanov tha se Kosova është realitet të cilën e njohëm dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike, kurse vendi përpiqet të ndërtojë marrëdhënie të mira si me të gjithë fqinjët tjerë. Duke komentuar incidetin e fundit , ai tha se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, pasi bëhet fjalë për një grup kriminel të izoluar dhe se problem u zgjodh në rrugë institucionale.
Shtuar më 27/05/2010, ora 21:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori