Barroso në Kuvend: Zgjerimi, prioriteti ynë
Presidenti i KE, Hose Manuel Barroso u shpreh sot se zgjerimi i BE-se mbetet prioritet dhe KE i mban premtimet kur partneret permbushin gjithe kriteret e kërkuara.

"Gjate dy mandateve qe mia ne u beme nga 15 shtete, tani jemi 28, pothuajse dyfishi. Ky eshte nje sukses per integrimin dhe pavaresisht sfidave ekonomike e krizes financiare ka qene e mundur te pranoheshin shtete te reja, por duke bere progres edhe ne vende te tjera si ne Shqiperi. Jam vërtet shumë i kënaqur që mund ta ndaj këtë moment historik me ju në Tiranë. Ky vendim lë pas një faqe të rëndësishme për Shqipërinë dhe do të hapë një faqe të re dhe do t’i japë një shtysë të re Shqipërisë në rrugën e integrimit. Në këtë kontekst, e ardhmja e vendeve të Evropës Juglindore nuk ëhstë diçka që ne e lëmë në letra, por e bëjmë realitet. Zgjerimi i BE-së ëhstë shumë i rëndësishëm për ne dhe ne i mbajmë premtimet topna kur partnerët tanë bëjnë progres." tha Barroso.

Ndërsa në hapje të seancës, kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se pas zgjerimit të Evropës Lindore, Presidenti Barroso ka mbajtur detyrën e vështirë në krye të KE-së. Sipas Metës gjatë kësaj periudhe, Shqipëria dhe rajoni ynë kanë avancuar drejt integrimit.

Gjatë seancës së Kuvendit ka marrë pjesë edhe opozita e cila kishte bojkotuar seancat pas pezullimit 10-ditor të ish-kryeministrit Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 30/06/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori