Barroso, fjalim në Kuvend në 30 qershor
Kreu i Kuvendit Ilir Meta konfirmoi sot vizitën e kreut të Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso më 30 qershor në Tiranë. Nga seanca plenare ai tha se Barroso do të mbajë dhe një fjalim në Parlament.

“Vlerësimet më të mira për të gjithë vendet anëtarë të BE-së për vendimin unanim që morën për statusin e vendit kandidat. Një vendim i shumëpritur prej kohësh dhe më se i merituar prej vendit tonë. Falënderoj dhe opozitën dhe në mënyrë të veçantë kryetaren e Komisionit të Integrimit. Por detyrat e përgjegjësitë janë më të mëdha” tha Meta. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori