Baronesha Ashton sot në Tiranë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Chatherine Ashton viziton sot Tiranën. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Baronesha Ashton pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Vizita e saj në Tiranë bëhet në një kohë kur palët politike në Shqipëri janë përfshirë nga vala e debatit për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Mësohet se Baronesha Ashton do të zhvilloj një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor ku të ndalet në Malin e Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ende nuk dihet nëse ajo do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin pas dështimit të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Por, zyra e shtypit të Baroneshës thekson se nëse do të ketë "ndalesa të tjera" dhe ndryshim axhende, përveç këtyre tre shteteve, do të ketë një njoftim tjetër.


"Do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të ritheksuar qëndrimin e Bashkimit Europian për prespektivën europiane të rajonit. Do të inkurajoj liderët e Ballkanit të vijojnë me procesin e reformave për të promovuar fqinjësinë e mirë", është shprehur Baronesha Ashton përpara nisjes së turit.

Ndërkohë të mërkurën do të zhvillojë një vizitë në Tiranë edhe drejtori i Drejtorisë për Euroazinë, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, i cili gjithashtu pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori