Barkas shtrihu, policia! Pamjet nga super operacioni në mes të Tiranës (VIDEO)
Policia ka arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në disa zona në perimetrin Durrës-Tiranë-Krujë.

Mësohet se grupi ishte ndjekur prej disa muajsh dhe dje u bë i mundur përmbyllja me arrestimin e pesë personave.

Të arrestuar janë:

G. B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë.

A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë.

E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë.

E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë

"Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal", bën me dije policia duke theksuar se detaje të tjera do të njoftohen në vijim.

Shtuar më 12/06/2019, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori