Bari, kapet çifti shqiptar me 5 kg heroinë (VIDEO)
Pëlqej
Trafiku heroinës nga Shqipëria drejt Italisë nuk ka të ndalur. Një çift shqiptar është ndaluar në portin e Barit dhe pas kontrollit i janë gjetur 5 kg heroinë. Të arrestuar janë Fatos Tahiri dhe Brunilda Meco. Sasia e Heroinës ishte fshehur në një nga katër gomat e makinës.

Policia e Barit thotë se kjo është sasia më e madhe e heroinës kapur në këtë port gjatë vitit të fundit. Sipas të dhënave që vinë nga policia italiane dyshohet se çifti që po transportonte heroinën luante rrolin e korrierit. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori