Baret e restorantet hapen totalisht më datë 1, po muzika? Përgjigjet eksperti
Edhe pse mund të hapen baret dhe restorantet në ambientet e brendshme, muzika nuk do të lejohet sërish pas orës 20:00.

Epidemiologu pranë ISHP-së, Artan Simaku shprehet se kjo nuk është e mundur akoma me situatën që jemi pasi rrit më shumë shanset e infektimit.

"Nuk parashikohet ndonjë ndikim i madh. Janë hartuar protokolle të posaçme për këto subjekte.

Janë të pajisur të gjitha subjektet. Nëse respektohen, atëherë do të kemi raste të ulëta.

Është një lehtësim i bizneseve që kanë qenë të mbyllura prej kohësh. Ne nuk infektohemi nga veshët por kjo ka ardhur si pasojë se në këto lokale rritet shumë numri i personave dhe kontaktet e afërta nga kërcimi.

Jo prej muzikës por sepse rritet numri i kontakteve. Tani për tani kjo nuk është e mundur në këtë fazë" – tha epidemiologu./albeu.com/
Shtuar më 29/09/2020, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori