Bardhyl Mahmuti i kundërpërgjigjet Menduh Thaçit
Albeu.com
Pas njohjes së Kosovës nga SHBA-ja dhe disa vende të Bashkimit Europian, nuk ka forcë në botë që mund të pengojë njohjen e pavarësisë së saj, deklaroi kryetari i BDSH-së Bardhyl Mahmuti.Ai shtoi se do të dështojë çdo tentim për të penguar njohjen e Kosovës nga Maqedonia. Lideri i BDSH-së kritikoi qëndrimin e liderit të PDSH-së se Kosova do të njihet nga Shkupi zyrtar atëherë kur do të dëshirojë PDSH-ja.
"Pavarësia e Kosovës është në zemër të çdo shqiptari në Maqedoni dhe vulën që i dha pavarësisë së Kosovës dhe ish - lideri i UÇK-së, Hashim Thaçi, këtë vulë nuk mund ta pengojë Menduh Thaçi. Menduh Thaçi do të dështojë në mënyrë të turpshme, siç dështoj në përpjekjet e tij për të vendosur viza me Shqipërinë. Ashtu do të dështoj edhe me përpjekjet e tij për të zhagitur dhe penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës", theksoi Mahmuti.
Ndërkohë kryeministri Gruevski ka deklaruar se vendimi rreth pavarësisë së Kosovës do të merret në përputhje me interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi deklaroi dje se Maqedonia shumë shpejt do të njohë pavarësinë e Kosovës edhe ate sipas tij kur do të thotë PDSH-ja. (Alsat)
Shtuar më 24/02/2008, ora 20:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori