COVID-19/ Rrëfimi tronditës i këngëtarit Gëzim Nika: Shqiptari në SHBA u hodh nga ballkoni

“E pashë me sytë e mi në video duke u hedhur. Unë e kam njohur këtë person, një person shumë i mirë…”

Këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, në një lidhje direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, rrëfeu pasditen e sotme se një miku i tij ka ka humbur jetën duke u hedhur sipas tij nga ballkoni.

Sipas këngëtarit, personi në fjalë kishte kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni pasi thuhej se ishte me koronavirus.

“Mora një lajm që është hedhur një njeri nga pallati dhe është shqiptar. Një tmerr i vërtetë. Unë e pashë videon tani dhe po më dridhet trupi.

Nuk dua të spekuloj, por thuhet se ka pasur COVID-19. E pashë me sytë e mi në video duke u hedhur.

Jam bërë shumë pesimist pas këtij momenti. Unë e kam njohur këtë person, një person shumë i mirë,”-tha këngëtari.


Shtuar 1.04.2020 20:05