Bardhi i përgjigjet Ramës: Mos u merr me kandidatët e PD!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar vegëldorën e krimit të organizuar.

Bardhi thotë se kryeministrin nuk e beson askush për asgjë, teksa pas tetë vitesh në pushtet, nuk ka asnjë bilanc dhe asnjë zgjidhje për hallet e qytetarëve.

Reagimi i plotë i Bardhi:

Vazhdo tek plehrat se je mirë.

Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura.

Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qenë, je dhe do të mbetesh vegëldorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.
Shtuar më 11/11/2020, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori