Humbjet e mëdha në luftë, Putin do të dërgojë gra të burgosura në vijën e frontit në Ukrainë

Rusia po dërgon për herë të parë gra të burgosura në zonën e luftës të Ukrainës, ndërsa Vladimir Putin përpiqet të kompensojë humbjet e rënda.

Sipas raportimeve, Rusia besohet se po dërgon gra të burgosura në vijën e parë të frontit në Ukrainë, për herë të parë.

Për shkak të “humbjeve të mëdha” në luftë, Vladimir Putin kërkoi “burime alternative të rimbushjes së fuqisë punëtore”, pretendoi ushtria ukrainase.

“Javën e kaluar pati një lëvizje të një treni që transportonte të burgosur në rajonin e Donetskut. Një nga vagonët ishte plot me gra të dënuara”, thonë ata.

Në fillim të kësaj jave, pati raportime se Rusia kishte marrë gra të dënuara në Kuschevka në rajonin e Krasnodarit, pranë zonës së luftës.