"Po shkoi gruaja 150 kg, mbaroi familja...", këngëtarja reagon ndaj fjalës së imamit (VIDEO)
Rreth kësaj teme:
Video e imamit Elvis
Naçi, në të cilën ai flet për tradhëtinë bashkëshortore ka shkaktuar debate dhe kundërshti.
Sipas imamit, arsyeja e tradhëtisë bashkëshortore është
femra e cila “ia var vetes”, nuk zbukurohet dhe e le veten të shëndoshet.
“Po shkoi një femër 150 kile…ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se e ke
femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë me të tradhtu. Sot është bërë e lehtë fare.”, thotë
Naçi ndër të tjera në
video.
Fillimisht kundër tij reagoi gazetarja Fatma Haxhialiu. Por pak më parë një reagim erdhi edhe prej këngëtares
Barbana Dini.
Barbana shprehet tejet e zhgënjyer në Instagram ndërsa i kërkon imamit në fjalë t’i përshtatet
kohës njësoj siç përdor teknologjinë.
Shtuar më 28/09/2017,
ora 22:12