Barak Obama uron Joe Biden për fitoren: Nuk mund të isha më krenar!
Ish-Presidentit i SHBA-ve, Barack Obama ka uruar për fitoren Joe Biden, pasi ai u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale.

“Nuk mund të isha më krenar, përgëzoj Presidentin tonë të ardhshëm, Joe Biden dhe Zonjën tonë të Parë të ardhshme, Jill Biden.

Përgëzoj Kamala Harris dhe Doug Emhoff për zgjedhjen e Kamala si Zv.Presidentja jonë e ardhshme”, shkroi Obama.

Më tij ish-Presidenti Obama i bëri thirrje çdo amerikani që të “bëjmë pjesën tonë” për të gjetur gjuhën e përbashkët me bashkëqytetarët për të ndihmuar vendin të bashkohet.

“Demokracia jonë ka nevojë për të gjithë ne më shumë se kurrë”, tha Obama, duke shtuar: “dhe Michelle dhe unë presim të mbështesim Presidentin tonë të ardhshëm dhe Zonjën e Parë sido që të mundemi.”





Shtuar më 07/11/2020, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori