“Korrupsioni na ka rrënuar, jemi të varfër nga abuzimet”, aktivistja: Të vijojmë protestat deri sa të merren masat konkrete

Ndiqe LIVE këtu protestën

Nga protesta përballë kryeministrisë, një protestuese gjatë fjalës së saj kërkoi që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar deri në momentin që qeveria të miratojë një plan konkret masash për uljen e barrës fiskale dhe jo të mjaftohen me retorikën e kryeministrit Rama.

Ajo theksoi se qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë dhe po mat pulsin e qytetarëve se sa ata do të angazhohen në protesta, ndaj sipas saj tubimet nuk duhet të ndalen.

“Mbahuni tha kryeministri, shtrëngohuni. Çfarë ndodh nëse shtrëngohemi ne, do të ulet konsumi dhe biznesi do të kalojë në krizë. Kryeministri tha t’ua heq nga karburanti t’ua vendosë te rrogat. Jo ore, jo! Ne duam të na i heqësh.

Ne duam që plani të zbatohet sipas ligjit. Jo me kërcënime por me ligj.

Ne duam masa, të cilat të kenë impakt konkret, jo masa që mbase do merren kur të dojë qeveria. Korrupsioni na ka rrënuar, keqqeverisja na ka rrënuar, ne jemi njerëz të varfër nga abuzimet.

Miq qeveria është duke pritur ende a e kemi ne seriozisht. Ne duhet ta kemi seriozisht pasi qeveria jonë do na lërë në rënie të lirë.

Nuk duhet të gënjehemi nga retorika ku flitet për gjithçka dhe nuk thuhet asgjë. Ne duam masa konkrete”.

 


Shtuar 11.03.2022 17:55