Banorët e Zharrëzës kanë një mesazh për Bashën, Ramën, Metën dhe Idrizin (FOTO LAJM)

Banorët e Zharrëzës kanë nisur një marsh protestues për në Tiranë pasi kërkesat e tyre të shprehura nëpërmjet greves e cila prej ditësh zhvillohej në fshatin e tyre ranë në “vesh në shurdhët”.

Banorët e dëmtuar në një gjendje jo të mirë shëndetësore kanë paralajmëruar protesta dhe greva urie në Tiranë deri në plotësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Duke qënë se protesta e tyre po zhvillohet në të njëjtën kohë me protestën e opozitës, shumë eksponentë të partisë Demokratike e kanë quajtur protestën e banorëve të Zharrzës në të njëjtën linjë me kauzat e Partisë Demokratike.

Por këtyre zërave u janë përgjigjur vetë banorët e Zharrëzës duke thënë se nuk janë me asnjë parti dhe nuk vijnë në Tiranë për të mbështetur një kah politik por vijnë për shpëtimin e shtëpive dhe familjeve të tyre.

Njëri nga grevistët i bën thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha të heqë postimin në Facebook ku shkruan se grevistët e Zharrëzës vijnë në Tiranë për të mbështetur Partinë Demokratike, ai thekson se ska asnjë lidhje me politikën dhe greva e tij ka qëllim shpëtimin e shtëpisë së tij./albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori