Banorët e Thethit në protestë: Jemi të bllokuar nga bora që më 4 janar
Ditën e sotme banorët e Thethit kanë dalë në protestë ditën e sotme për zhbllokimin e rrugës nga dëbora.

Protesta po zhvillohet përpara Bashkisë së Shkodrës pasi sipas tyre nuk është marrë asnjë masë për zhbllokimin e rrugës.

“Që më 4 janar rruga është e bllokuar. Deri tani nuk është marrë asnjë masë. Rrugët e bllokuara kanë dëmtuar dhe bizneset pasi nuk kanë pasur punë fare,” thonë ata.

Banorët e Thethit dorëzuan edhe një kërkesë zyrtare në Bashki, ku kërkonin hapjen e 7 km rrugë./albeu.com/

Shtuar më 15/03/2017, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori